Copy of Karl Heinz Rumengige, Uli Henes dhe Joakim LevRumenige, Mateus e Shvajnshtajger i druhen sfidës së dyfishtë me bardhezinjtë italianë


Bajern Mynih-Juventus është supersfida e turit çerekfinal të Champions-it. Skuadra italiane gëzon respektin e gjermanëve. Madje nuk do ishte e tepërt nëse themi se e kanë frikë. Pas trajnerit Jup Hejnkes, edhe drejtori i përgjithshëm, Karl Hainc Rumenige, paralajmëron yjet e skuadrës së tij, se tani asgjë nuk është e lehtë dhe do të ishte gabim fatal nëse do të nënvlerësonin një skuadër si bardhezinjtë, të cilët janë ekspertë në kompeticionin mbretëreshë të futbollit europian, Champions League. “Herën e fundit i mundëm 4-1 në Torino, por nuk mendoj se do ketë sërish një rezultat të tillë, u shpreh Rumenige. Juve është rimëkëmbur bindshëm pas asaj periudhe, ndaj për të shkuar në gjysmëfinale, na duhen dy ndeshje perfekte, edhe pse mund të jemi favoritë. Kundër italianëve kemi vuajtur, jo vetëm në rang klubesh, por edhe në sfidat mes përfaqësueseve, prandaj ky duel do të jetë një tjetër kapitull i historisë”. Ndërsa Lotar Mateus, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut, i cili ka luajtur në Itali edhe me Interin, nuk beson se gjermanët janë kaq favoritë sa duken. “Nëse shumë shohin Bajernin favorit absolut ndaj Juventusit, atëherë unë nuk e mendoj kështu. Pa dyshim që të dyja skuadrat do të ofrojnë spektakël në fushë, sepse asnjëra nuk kërkon të mbrohet, por do të luajnë futboll të pastër. Mirëpo me atë çfarë kam parë unë sivjet në Champions, skuadra e Kontes është shumë herë më e fortë nga sa mund të mendohet. Personalisht më mahniti në Skoci me Sëlltikun, sepse edhe pse nën presion, e mbajti ndeshjen në dorë dhe fitoi 3-0. Prandaj, nëse italianët arrijnë të dalin të pamposhtur nga Gjermania, atëherë në shtëpi mund të kërkojnë bindshëm kualifikimin”, nënvizoi ish-ikona e Bajernit. Më optimistë është dukur mesfushori aktual i Bajernit, Bastian Shvajnshtajger, edhe pse ai nuk e fsheh shqetësimin se përballja me skuadrën e Antonio Kontes, pasi i trembet lojës së tyre fizike: “E kujtoj mirë ndeshjen 4-1 në Torino, e cila atë vit i dha zgjidhje sezonit tonë, i cili përfundoi me finalen e humbur në Madrid. Sivjet shpresoj që Juve të na sjellë fat, jo vetëm në këtë fazë, por edhe për të shkuar dhe fituar Ligën e Kampioneve, – është deklarata e holandezit të Bajernit, Roben. E vetmja frikë që kam është Pirlo, një magjistar i topit”.