
Edhe Kukësi është në mesin e skuadrave shqiptare që u eliminuan sot nga Europa League.
Kuksianët u mposhtën nga gjermanët e Volfsburgut të cilët kaluan në raundin e tretë kualifikues.
Ndeshja në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 4-0 për gjermanët.
Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Volfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtë në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32.
Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.
Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dje Mehmedin në minutën e 89’