Jurgen Klopp do të bëhet trajneri i ri i kombëtares gjermane; marrëveshja mes palëve u arrit të premten e 10 korrikut në New York ku presidenti i DFB, Bernd Neuendorf dhe zëvendësi i tij Watzke u takuan me vetë Klopp dhe agjentin e tij Marc Kosicke.

Një tjetër hap zyrtar, siç shkuran ‘Bild’, është i lidhur me faktin se kontrata duhet të vendoset në asamblenë e përbashkët të këshillit të survejimit me atë të aksionerevë të Federatës.

Detajet; kohëzgjatja dhe paga. Klopp do të nënshkruajë me Federatën Gjermane deri në përfundim të Botërorit 2030 duke marrë pjesë në ciklin e plotë të kualifikueseve si për euro 2028 dhe të Botërorit të ardhshëm që do të mbahet në Spanjë,Portugali dhe Marok. Do të përfitojë një pagë pak më të lsrtë se ajo e Nagelsmann, pra rreth 7 milionë euro në vit për 4 vjet.

Zgjidhja e kontratës me Red Bull. Pengesa e vetme përpara njoftimit zyrtar është domosdoshmëria e zgjidhjes së kontratës që Klopp ka me Red Bull. Oliver Mintzlaff, Shefi Ekzekutiv i kompanisë austriake  do të udhëtojë në Neë York për të negociuar me trajnerin dhe stafin e tij. Mintzlaff nuk ka raporte të mira me Federatën Gjermane; në 2023 u emërua në ‘Këshillin e të mençurve’ për të ringritur kombetaren gjermane së bashku me legjensa të futbollit si Rudi Völler, Karl-Heinz Rummenigge, Oliver Kahn e Matthias Sammer, por në shtator të po atij viti e braktisi mes shumë polemikave grupin së bashku me Rummeiggen. Mintzlaff deklaroi se nuk e shihte dobinë e këtij këshilli dhe se ata nuk u morën asnjëherë në konsideratë për të vepruar me efektivitet. Gjithsesi që nga momenti që punësoi Klopp si Shefin e Operacioneve Futbollistike, drejtuesi i Red Bull ishte i ndërgjegjshëm për dëshirën e trajnerit për t’u kthyer në profesionin e tij vetëm nëse do të vinte ofertë nga kombëtarja gjermane; u tha, u bë.

Klauzola që nuk ekziston. Në media të ndryshme në vitet e fundit është folur gjithnjë për ekzistencën e një klauzole në kontratën e trajnerit për t’u çliruar nëse ai do të merrte ndonjë telefonatë nga kombëtarja gjermane. Mintzlaff përgënjeshtroi këtë rrethanë disa herë. Nuk ka asnjë klauzolë, por një akord verbal ‘mes burrash’ të lidhur personalisht mes drejtuesit dhe trajnerit për një largim pa asnjë penalitet me Klopp që si shkëmbim do të mbetej ambasador i markës Red Bull në nivel komercial.

Komunikata zyrtare e DFB. Federata Gjermane e Futbollit doli me një komunikatë zyrtare në lidhje me takimin e zhvilluar me Jurgen Klopp. ‘Presidenti i DFB dhe zëvendëspresidenti Hans-Joachim Watzke zhvilluan në New York bisedimet e para të thella me Klopp në lidhje me emërimin e tij si trajner i Gjermanisë’-theksohet në komunikatë-gjatë këtij takimi konstruktiv u arrit një marrëveshje në pikët kyçe të një kontrate të mundshme. Bisedimet do të vijojnë javën e ardhshme. Të dyja palët kanë besim se tratativat, në varësi të akordit me Red Bull, mund të mbyllen pozitivisht’.