Objektivi i Lëv është fitorja, por Bento thotë se ka çelësin për ta mundur


Ambicia


Gjermania ka humbur me Spanjën në finalen e Euro 2008 dhe në gjysmëfinalen e Botërorit 2010. Rezultate dhe komplimente, por tani populli, bashkë me të Angela Merkel, kërkojnë trofe.



Gjerman dhe i brishtë janë dy fjalë të papajtueshme, por Gjermania që dje zbarkoi në Ukrainë dhe sot do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e parë të madhe të turneut, duket disi e tillë: në kërkim të vetvetes, papritmas në mëdyshje, ndoshta deri edhe e lëkundur nga roli i zëvendësfavorites pas Spanjës. Por ky është momenti: cikli i Johakim Lëv ka ardhur në momentin e kthesës. Trajneri, arkitekt i një pune të shquar me një gjeneratë të mrekullueshme lojtarësh të rinj (“Kjo skuadër është më e fortë se sa e jona”, ka thënë Bierhof, i cili fitoi Europianin e fundit gjerman në 1996-n), zuri vendin e Klinsmanit në 2006-n. Por ka humbur me Spanjën në finalen e Euro 2008 dhe në gjysmëfinalen e Botërorit 2010. Rezultate të rëndësishme, por tani populli, dhe bashkë me të Angela Merkel, që disa ditë më parë ka bekuar skuadrën gjatë grumbullimit në Danzica, kërkon fitoren si minimum. Por heronjtë vijnë në takimin me historinë të dëshpëruar dhe me kokën plot mendime të këqija. Më shumë se humbja 5-3 në miqësoren me Zvicrën dhe vuajtjeve në mbrojtje, problemi kryesor quhet Bajern Mynih. Finalja e Champions e humbur në shtëpi me Çelsin është një peng dhe tetë futbollistë bavarezë të grupit (Nojer, Badshtuber, Lahm, Boateng, Shvajnshtajger, Myler, Gomez, mundësisht të gjithë titullarë sot dhe Kroos) nuk do ta harrojnë kurrë. “Dhimbjet e tyre do të peshojnë në shpatullat e Lëvit”, tha Franz Bekenbauer, dhe ja që mundësia e tyre për të harruar do të vendosë Europianin e gjermanëve. Shvajnshtajger, i cili humbi një penallti natën e 19 majit, thotë se “dhemb ende, por jeta vazhdon”. Ndërsa Thomas Myler po mendon të ikë nga Mynihu (ndoshta tek Interi, thuhet). Lojtarët e skuadrave të tjera do të provojnë të tërheqin lart bashkëlojtarët në depresion: Khedira e Ëzil kanë fituar La Liga-n dhe buzëqeshin; djemtë e Borusia Dortmund (fituan kampionatin dhe Kupën) kanë entuziazëm në këmbë; Podolski dhe laciali Klose janë një garanci antike. A do të mjaftojë kjo, do të shihet sot në orën kundër Kristiano Ronaldos. Një gabim rrezikon të jetë vendimtar, sepse grupi B, i mbiquajtur “i vdekjes”, është i tillë vërtet: me Gjermaninë e Portugalinë, janë edhe Holanda e Danimarka. Sot Gjermania shikohet si favorite, por duhet që kampionët e saj të gjejnë karikimin e duhur për të mposhtur një Portugali të uritur (e eliminuar pikërisht nga gjermanët në 2008-n). Një fitore do të ishte thuajse hipotekimi i kualifikimit në grupin B. Philipp Lahm beson shumë te shanset e gjermanëve: “Kemi kualitet të madh në ekip, tani duhet ta demonstrojmë”. Johakim Lëv do të ketë në dispozicion të tij edhe qendërmbrojtësin Per Mertesaker të rikthyer nga një dëmtim në kavilje. Nga ana e tij, trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, nuk duket i shqetësuar shumë: tre ndeshje pa fitore dhe vetëm një gol i shënuar. “Çelsi për të mundur Gjermaninë? Para së gjithash duhet të jemi të organizuar dhe kurajozë. Nuk mund të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur. Duhet të sulmojmë, por në mënyrë të organizuar. Duam të jemi të fortë, agresivë dhe kompaktë, mbi të gjitha kur humbasim topin”.


 


Situata


Mëdyshja  – Djemtë e tmerrshëm vijnë deri këtu të dëshpëruar dhe me kokën plot mendime të këqija. Varet nga 8 lojtarët e Bajernit dhe harresa e dështimit në Champions


Mertesaker – Mbrojtësi qendror i Gjermanisë, Per Mertesaker, i rikthyer nga dëmtimi, do të jetë në dispozicion të trajnerit Joakim Lëv, për ndeshjen e sotme ndaj portugezëve


Portugalia – Potenciali i Gjermanisë do të shihet sot kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos, e uritur për trofe, por edhe për revanshin e eliminimit në Europianin 2008


 


Paulo Bento


“Çelsi për të mundur Gjermaninë? Para së gjithash duhet të jemi të organizuar dhe kurajozë. Duam të jemi të fortë, agresivë dhe kompaktë”


 


Favorite


Gjermania sot niset si favorite, një fitore do të ishte thuajse hipotekimi i kualifikimit në grupin B