Sipas shtypit italian ylli i Atalantës, Josip Ilicic, ka rënë në depresion të thellë dhe për këtë shkak ka braktisur stërvitjen me zikaltrit e Serie A, duke rrezikuar të mos jetë as në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG.
Futbollisti u përball me një befasi të hidhur, kur shkoi në shtëpi, në Slloveni, me synimin për t’i bërë një surprizë gruas, pa e lajmëruar për vizitën.
Flitet se e gjeti gruan në shtrat me një burrë tjetër, ndaj po konsideron tërheqjen nga futbolli për shkak të depresionit ku ka hyrë.
Kur pritej kontributi i tij vendimtar në fushën e blertë, ka ardhur njoftimi, që u konfirmua edhe nga trajneri Gasperini: “Nuk do të luaj ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”.
Nëse raportet mediatike janë të vërteta, Ilicic nuk e meritonte këtë fat. Sepse po flitet për nënën e fëmijëve të tij.