Dëgjimi i gjyqtarit Francisco de Jorge për Luis Rubiales ishte shumë i shpejtë. 

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës mohoi të gjitha akuzat dhe pak më pas Ministria Publike spanjolle dekretoi masa paraprake.

Prej ditës së sotme Luis Rubiales është ndaluar t’i afrohet futbollistes Jenni Hermoso në një rreze prej 500 metrash dhe të mos ketë kontakt me viktimën deri në përfundimin e hetimeve.