Klubi i Barcelonës nuk po kalon një periudhë aq të lumtur me dëmtimet. Situatat e njëpasnjëshme të problemeve me lëndimet, kanë bërë që trajneri Hansi Flik të ketë numra të reduktuar në dispozicion dhe të ndryshojë planet herë pas here për rreshtimin që do hedhë në fushë. Dhe mungesave u janë shtuar sot dy të tjera.

E para është ajo e portierit Joan Garsia, për të cilin klubi bëri të ditur se do kryente ndërhyrje kirurgjikale dhe do të mungonte 4 deri në 6 javë si pasojë e problemeve me meniskun. Portieri, për të cilin nisi e gjithë përplasja e madhe në verë me kapitenin Ter Shtegen, do i lërë vendin mes shtyllave Sheznjit.

Ndërkohë, mungesa tjetër është ajo e brazilianit Rafinja, i cili do të qëndrojë për tre javë radhë fushave, sipas parashikimeve të vetë stafit mjekësor të katalanasve. Vendin e tij në formacionin e Barçës pritet ta marrë Rashford, i cili ka shfaqur një formë të mirë sa herë është aktivizuar.

Të dy lojtarët do të mungojnë për ndeshjen me PSG-në, por pritet që të rikuperohet në kohë të paktën braziliani për ndeshjen ndaj Real Madrid.