Juventusi përballet me një tjetër mungesë të rëndësishme. Pas lajmit se Kenan Yildiz do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj, edhe Khephren Thuram pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.

Mesfushori francez ka vuajtur prej kohësh nga dhimbje në gjurin e djathtë. Pas konsultave të kryera në Lion, situata nuk ka rezultuar pozitive dhe është marrë vendimi që lojtari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Problemet fizike kanë bërë që Thuram të mos luajë gjatë gjithë fazës përgatitore, ndërsa ai ka munguar edhe në dy javët e para të kampionatit.

Terapia konservative e nisur gjatë verës nuk ka dhënë rezultatet e pritshme dhe, për këtë arsye, operacioni pritet të kryhet në orët e ardhshme.

Sipas pritshmërive, Thuram mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër muaj, çka do të bënte që rikthimi i tij të ndodhte vetëm gjatë vitit 2027.