jërat janë komplikuar për Shqipërinë në rrugën drejt Botërorit. Serbia ka arritur një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj Letonisë, duke kaluar kuqezinjtë në renditjen e Grupit K.

Takimi i zhvilluar në Riga ishte i luftuar, por mjaftoi një gol i Dusan Vlahovic në minutën e 12’ për të vulosur tri pikët për serbët.

Pas këtij rezultati, Serbia ngjitet në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Shqipëria, e cila tashmë është e detyruar të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në “Air Albania”.

Ndërkohë, serbët pas tre ditësh do të presin Anglinë në Beograd, një sfidë që pritet të jetë vendimtare për fatet e grupit.

Rezultati final:
🇱🇻 Letoni 0-1 Serbi
⚽ Vlahovic 12’