Taulant Seferi po kalon një moment pozitiv në Turqi dhe këtë e konfirmon edhe paraqitja e fundit me skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte ndër protagonistët kryesorë në fitoren e thellë 6-0, duke kontribuar drejtpërdrejt në dy prej golave të takimit.
Seferi u shfaq vendimtar që në minutën e 6-të, kur shërbeu asistin për Camarën, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin. Kontributi i sulmuesit kuqezi nuk u mbyll me kaq, pasi në minutën e 78-të ishte radha e tij për të festuar. Seferi realizoi golin e pestë të takimit, duke vulosur një tjetër paraqitje pozitive.
Një gol dhe një asist në një fitore me shifra të thella, në një moment të rëndësishëm për sulmuesin shqiptar. Me grumbullimin e radhës të Kombëtares në horizont, Seferi po i dërgon sinjale pozitive stafit teknik, duke treguar se është në gjendje të japë kontributin e tij edhe në nivelin ndërkombëtar.
