Vendimi


Do të përdoret “Syri i Falkoit” në mbështetje të 5 gjyqtarëve


Një vendim historik: “Ok”- teknologjisë për të evituar golat fantazmë, por edhe përdorimi i gjyqtarëve të portës. Bordi i Futbollit Ndërkombëtar (IFAB), pas 3 orësh mbledhje në Zyrih,  ka vendosur të adaptojë teknologjinë e ashtuquajtur “Syri i Falkoit”, për të shmangur dyshimin mbi golat fantazmë, por ka vendosur edhe instrumenti i teknologjisë do të jetë një instrument në mbështetje të “pesëshes” së gjyqtarëve, të përbërë nga arbitri kryesor, 2 gjyqtarët anësorë dhe dy të portës. Organizmi më i lartë në botë për futbollin ka theksuar se do të përfshihen elemente të teknologjisë, si detektori i vendosur në linjën e vijnë e portës, që do të ketë detyrën të  shikojë nëse topi ka hyrë komplet ose jo, por nuk do të heqë dorë nga eksperienca pozitive e gjyqtarëve të portës. “Syri i fajkoit” do të përdoret në Botërorin për klube të programuar për në dhjetor në Tokio, në Kupën e ardhshme të Konfederatave 2013 dhe në Kupën e Botës, që do të luhet në Brazil në vitin 2014. Në planin e teknologjisë, FIFA ka promovuar të dy sistemet që kishin kaluar fazën e eksperimentimit: “Syri i Falkoit”, i bazuar te pamjet optike përmes telekamerave (6 për çdo portë), dhe “GoalRef”, që shfrytëzon fushat magnetike dhe topin me mikroçip. “Vendimi, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherome Valke, është marrë në unanimitet të plotë”. Kundër këtij vendimi ishte shprehur presidenti i UEFA-s Mishel Platini.


 


Botërori i klubeve


Testi i parë do të jetë në Botërorin për klube në Tokio