Humbja ndaj Shqipërisë në ndeshjen e fundit ishte tepër e hidhur për Serbinë, pasi zvogëloi shumë shanset për kualifikimin në botëror.
Por duket se heroi i Shqipërisë, Rey Manaj ka vendosur t’i rëndojë “plagës” që hapi në Leskovac. Në një deklaratë të fundit, Manaj u shpreh se urimi për golin i ka ardhur edhe nga një serb. Pikërisht Milosh Milojeviç, trajneri i ekipit Sharjah e ka përgëzuar Manajn për golin që solli humbjen e Serbisë.
“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah” – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”.