E ardhmja
Një ndër futbollistët më të talentuar të kampionatit shqiptar të futbollit, Gjergj Muzaka, pjesë e kampionëve të dy sezoneve të fundit në Superiore, është në mëdyshje për të ardhmen e karrierës së tij. Skënderbeu vazhdon të këmbëngulë për rinovimin e kontratës me të, por Muzaka është kërkuar nga ekipet e Tiranës dhe Flamurtarit. Ndërkohë që një alternativë tjetër, e cila ka fituar shumë terren ditët e fundit, është klubi i Levadhikosit në Greqi. Madje të shumtë janë zërat se ish-futbollisti i korçarëve ka zgjedhur Greqinë. Thuhet gjithashtu se ka firmosur edhe një kontratë dyvjeçare me skuadrën greke dhe do të fitojë 100 mijë euro në sezon. Por për momentin mungon zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Kjo mëdyshje mban me shpresë ende klubet shqiptare, mes të cilëve si më favoriti përflitet të jetë Flamurtari i drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muça.
Favoritët
Përflitet se ka firmosur për dy sezone me Levadhiakosin, ku do të përfitojë 100 mijë euro në vit, por mungon zyrtarizimi. Në Shqipëri më i kuotuari është Flamurtari