Erling Haaland e nisi sezonin e ri aty ku mbylli të vjetrin. Sulmuesi norvegjez shkëlqeu që në ndeshjen hapëse të Bundesligës me dy gola dhe dy asiste në fitoren tenistike 5-2 të Dortmundit ndaj Eintrahtit të Frankfurtit.
Rezultatin e zhbllokoi Reus në minutën e 23 pas një topi të shërbyer nga Haaland. 9 minuta më vonë, Haaland ofron një tjetër top, këtë herë për Hazard ndërsa dy minuta më pas gjen vetë rrjetën dhe Reus i kthen kusurin e asistit të marrë.
Në pjesën e dytë Reyna në minutën shënon golin e katërt dhe Haaland në minutën e 70 vulos rezultatin.
Në ndeshjet e tjera, Volfsburg fitoi 1-0 ndaj Bokumit, Shtutgarti shkatërroi 5-1 Greuther Furth, ndërsa Leverkusen barazoi 1-1 në transfertë me Union Berlin.