Hamdi Salihi rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë, goleadorin, teksa dje ka shënuar sërish në kampionatin kinez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist në fitoren në ndeshjen që skuadra e tij, Jiangsu Sainti, ka barazuar me rezultatin 1-1 në transfertën kundër Liaoning Hongyun. Pa kaluar ende 7 minuta nga fillimi i lojës, bomberi kuqezi ka shfrytëzuar më së miri një hapësirë në mbrojtjen e ekipit kundërshtar dhe ka realizuar golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij. Por në minutën e 25-të vendasit kanë barazuar Çamangan. Për Salihin, ky ishte goli i pestë në kampionatin kinez, por gjithashtu edhe një tregues i mirë për formën e sulmuesit kuqezi, i cili më datë 29 pritet t’i bashkohet Kombëtares së Xhani De Biazit për ndeshjen me Norvegjinë.
