Kombëtarja shqiptare sërish nuk ia doli të mundë Anglinë teksa shënoi humbjen e 8 në po kaq ndeshje me Tre Luanët.
Por kuqezinjtë në përballjen e pasdites së kësaj të diele meritonin shumë më shumë teksa nuk i shfrytëzuan dot shanset e krijuara, gjë që e bëri Harry Kane që na ndëshkoi duke shkuar në 78 gola e duke thyer rekordin e lkegjendës Pele.
Vetë kapiteni i Anglisë pas përfundimit të ndeshjes pranoi se kjo fitore për skuadrën e tij nuk ishte aspak e lehtë.
‘Ishte me të vërtetë nje ndeshje e vështirë. Ndoshta një ndër më të vështirat që kemi pasur në grup dhe ne duhej të tregoheshim të duruar-tha Harry Kane-duhej të punonim për të shembur mbrojtjen e ture duke qenë se ata janë shumë solidë në këtë pikë. Arritëm ta bënim dhe e mbyllëm ndeshjen 2-0, një tjetër sfidë pa pësuar gola jemi shumë të lumtur’
Për Harry Kane kjo fitore ndaj Kombëtares ishte shumë e rëndësishme
‘Është një fitore shumë e rendësishme. Nuk donim të mbyllnim vitin me humbje dhe më pas të prisnim muajin mars për të luajtur sërish. Tani mund të largohemi dhe të shijojmë të gjithë këtë-tha kapiteni i Anglisë
