Nuk jam prostitutë, nuk jam prostituuar me Bastonin dhe nuk kam marrë para’-kjo është në mënyrë të përmbledhur deklarata për hetuesit e vajzës që kur ishte 17 vjeç, supozohet se kishte kaluar natën mes 9 dhe 10 korrikut 2020 me mbrojtësin e Interit dhe kombëtares italiane, Alessandro Bastoni, që aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për prostitucion me minorene.

Supozohet se takimi mes futbollistit dhe 17 vjeçares ndodhi gjatë një prej mbrëmjeve të organizuara nga Ma.De e Cinisello Balsamo, agjencia që është në qendër të hetimeve për përfshirje një grup kriminal ku në cilësinë e të hetuarve janë Alessio Salamone, Deborah Ronchi dhe Emanuele Buttini.

Alessandro Bastoni është caktuar të merret në pyetje të premten nga prokuroret Rosaria Stagnaro dhe Bruna Albertini që janë në krye të hetimeve së bashku me Njësinë e policisë ekonomiko-financiare të Guardia di Finanza.

Por futbollisti i Interit me avokatin e tij Salvatore Scuto mund të vendosë të aplikojë fakultetin e tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve të prokuroreve.