“Jam shumë e kënaqur, është një ëndërr që bëhet realitet”!

Kështu i ka përshkruar Mariam Metwally, emocionet e saj për një moment që është i destinuar të hyjë në historinë e volejbollit të vajzave në Itali.

Në sfidën e javës së 5 të kampionatit Serie A1, volejbollistja egjiptiane bëri debutimin e saj me skuadrën e Uyba Busto Arsizio, duke u bërë e para volejbolliste që luan duke mbajtur shaminë në kokë në ligën më elitare të volejbollit në vendin e Apenineve.

Në sfidën me Vallefoglia që Uyba Busto Arsizio e fitoi 3-0, Metwally u aktivizua në setin e tretë, duke shënuar pikën e rezultatit 23-11 duke fituar edhe një duartrokitje të gjatë nga  ana e publikut.

E lindur në 1986, Metwally, 26 vjec, përpara se të kalonte në kampionatin Italian të volejbollit është aktivizuar me skuadrat e Al Ahly SC dhe Zamalek, dy skuadra prestigjioze të volejbollit afrikan. Me këto ekipe egjiptiania ka fituar 6 tituj kampionë të Egjiptit dhe për 3 vjet radhazi është shpallur si Lojtarja më e Mirë e turneut.