Mister Roi, italian? Jo, sigurisht. “Çfarë do të thotë të luash ‘alla italian’? Nëse ma shpjegoni ju lutem…”, shprehet trajneri Roi Hoxhson gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes Angli-Itali. Por ky është vetëm një qëndrim, asgjë më shumë. Trajneri e ka Italinë në zemër. Për skuadrën e tij thuhet se lë një përshtypje “Made in Italy”: mbrojtje shkëmb dhe kundërsulm rrufe. Nuk ka asgjë për t’u ofenduar, por Roi është i përpiktë: “Çfarë kualitetesh duhet të ketë një skuadër angleze për t’u bërë italiane? Nuk e kuptoj dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”. Por pastaj në një italishte ende të rrjedhshme mbush me elozhe kombëtaren axurre: “Jemi të impresionuar nga Italia, Prandeli ka bërë një punë të mirë: skuadra është një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj”. Rreziku është në mesfushë. “Do të duhet t’u heqim atyre kontrollin e mesfushës, ndryshe do të jetë një natë e gjatë”. Kohët suplementare dhe penalltitë janë një perspektivë më konkrete për britanikët dhe klima e betejës ndizet nga Stiven Zherrard. Kapiteni, i mbiquajtur “The Legend”, në krah të Hoxhson gjatë takimit me gazetarët, premton që luanët britanikë do të luftojnë “me thikën mes dhëmbëve”. Ekziston një traditë e mallkuar: anglezët eliminohen gjithnjë në çerekfinale, që nga botërori 1966. “Statistika nuk na favorizon, por statistika është bërë për t’u thyer”, shpjegon Roi. Dhe Stiven e ngjyros këtë koncept: “do të japim maksimumin, mundësi të tilla mund të mos na jepen më. Italia ka lojtarë të shkëlqyer, Pirlo është ndër më të mirët në rolin e tij. Baloteli është shumë i rrezikshëm”.
Çerekfinalet
Ndeshjet
TË ENJTEN Rep Çeke-Portugali 0-1
TË PREMTEN Gjermani-Greqi 4-2
DJE Spanjë-Francë 2-0
SOT ora 20.45 Angli-Itali
Kundërshtari
Roi Hoxhson: “Jemi të impresionuar nga kombëtarja e Italisë, Prandeli ka bërë një punë të mirë: skuadra është një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj”
Beteja
Sipas trajnerit të skuadrës angleze “rreziku është në mesin e fushës. Do të duhet t’u heqim atyre kontrollin e mesfushës, ndryshe do të jetë një natë e gjatë”
