Sezoni i Javier Pastore tashmë mund të ketë përfunduar. Këtë herë jo për shkak të lëndimit, por sjelljes së tij në minutat e fundit të ndeshjes Elche-Barcelona.

“Playmakeri” argjentinas në fakt u përjashtua me karton të kuq nga pankina për fyerje ndaj arbitrit Hernandez Hernandez, i akuzuar se nuk kishte akorduar penallti për vendësit. Raporti i hartuar nga arbitri zbulon fjalët që çuan në kartonin e kuq të ish-lojtarit të Napolit: “Bir kur*e)”.

Madje, nga pamjet e videos shquhet edhe një lexim buzësh mjaft inkriminues për Pastoren, i cili duket se thotë: “Ti nuk je kurvë, ëëë?”

Për “Flaco”, i cili deri më tani ka luajtur vetëm 12 ndeshje mes La Liga-s dhe Kupës së Mbretit, ekziston rreziku i skualifikimit nga 4 deri në 11 javë. Në rastin më të keq, do t’i thoshte lamtumirë sezonit aktual.