Luis Enrique foli për mediat pas turpërimit 4-0 në Paris. Ai është parë shumë nervoz, madje edhe i dhunshëm, në deklaratat e bëra për TV3. Në konferencë shtypi ai ishte i qetë. Luis Enrique përgëzoi PSG-në, mori përgjegjësinë dhe mbrojti lojtarët: “Kjo është themelore. Kundërshtari ishte superior me top dhe pa top. Ata fituan duelet, kanë qenë më efektivë. Rezultati reflekton në mënyrë të qartë atë që ka ndodhur. Unë nuk mendoj se duhet të shpjegoj shumë për katalanasit. Ne nuk kishim parashikuar një ndeshje të lehtë, por një disfatë të tillë kurrsesi jo. Sidoqoftë, ky është një sport emocionues dhe ka komplikimet e veta.


Përgjegjësia është e imja. Nëse keni për të identifikuar dikë përgjegjës, ai është trajneri, pra unë. Lojtarët janë të njëjtët, që kanë fituar herët e tjera. Mbyllja e pjesës së parë me rezultatin 2- 0 ishte shumë e keqe. Ne u përpoqëm për të ndryshuar, për të rihyrë në lojë, por më pas erdhi goli i tretë dhe i katërt. Ne kishim biseduar me lojtarët në lidhje me presionin që do të bgënin vendësit në minutat e para të lojës, por kjo nuk do të thotë se ajo situatë mund të tejkalohej. Humbëm në shumë gjëra. PSG-ja ka bërë atë që pritej dhe ka qenë në më të mirën e vet. Ne jo. Kualifikimi tashmë bëhet shumë i komplikuar, por nuk e humbin shpresën. Kjo është ajo, për të cilën kemi nevojë. Ne kemi nevojë për të shënuar pesë gola në ndeshjen e kthimit.


15 shkurt 2017 (gazeta-Shhqip.com)