Shqipëria do të luajë sot kundër Serbisë në kuadër të kualifikuesve të Botërorit. Titullar te kuqezinjtë, pritet që të jetë Elseid Hysaj, për të cilin do të jetë një ndeshje historike jo vetëm për vazhdimësinë e Botërorit, por edhe për vetë Hysajn.

Mbrojtësi do të luajë sot ndeshjen e tij të 93-të me fanellën kuqezi, aq sa ka arritur deri më sot edhe Lorik Cana, duke qenë futbollisti me më shumë ndeshje që luan ende. Por, këtë rekord që e barazon, Hysaj mund ta ndajë me Canën për vetëm 3 ditë, duke qenë se në datën 14 tetor luhet ndeshja ndaj Jordanisë, aty ku mbrojtësi mund të thyejë rekordin, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e futbollit shqiptar.

Mbrojtësi shkodran ka mbajtur shiritin e kapitenit te kuqezinjtë, para se t’i kalonte Gjimshitin, gjë të cilën e ka bërë plot 24 herë, ndërkohë që kjo shifër kjo shumë e largët me atë të Canës. Loriku ka qenë kapiten i Shqipërisë plot 41 herë me fanellën e Shqipërisë, thuajse sa dyfishi i Hysajt dhe pavarësisht se shkodrani e barazon në numrin e ndeshjeve, numri i ndeshjeve si kapiten ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe.

Në këto 93 ndeshje të luajtura, Hysaj ka hyrë 10 herë si zëvendësues ndërsa Cana ka hyrë në vetëm 5 prej tyre, teksa në të tjerat ka qenë titullar. As i përket zëvendësimeve, Cana është ndërruar 8 herë, ndërsa Hysaj 9 herë.