El Clasico dhuroi emocione gjatë pasdites së djeshme, teksa Real Madrid mposhti 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.

Djemtë e Carlo Ancelottit zhvilluan një 90 minutësh perfekt ku autorët e golave ishin Karim Benzema,Federico Valverde dhe Rodrygo. Në stadium ishte prezent edhe ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves.

Pavarësisht se kishte mundësi të shkonte në tribunën “VIP”, Alves vendosi të ishte në sektorin e tifozëve të Real Madrid. Normalisht, ai shkoi në atë sektor “i maksuar” me një kapele dhe pak para fillimit ai u kap nga kamerat duke thënë: “Visca el Barca”.

“Isha i rrethuar keq, por durova si kampion”, – shkroi Dani Alves, duke e shoqëruar komentin e tij me një “emoji” qeshjeje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)