Brajan Gruda lë Premier Leaguen për t’u transferuar në Bundesligë. Sulmues shkodran i kombëtares gjermane U21 që ndiqet me vëmendje edhe nga stafi teknik i kombëtares shqiptare, u largua nga Brightoni për t’u bashkuar me Leipzig deri në përfundim të sezonit ku do të mbajë fanelën me nr.10.
Klubi gjerman zyrtarizoi këtë lëvizje nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e tij të internetit me futbollistin që nuk e fshehu kënaqësinë për këtë transferim të tij te Leipizig që pozicionohet në vendin e pestë të klasifikimit
‘Dëshiroja vërtet të bashkohesha me Leipzig sa më shpejt të ishte e mundur dhe u bë e qartë se në merkaton dimërore kjo lëvizje ishte e mundur për mua-tha Brajan Gruda për faqen zyrtare të klubit gjerman-Leipzig është një klub i rëndësishëm në Gjermani dhe stili i lojës së kësaj skuadre më përshtatet në mënyrë perfektë. Jam në një formë shjmë të mirë, i njoh shume prej shokëve të skuadrës sime të re nga skuadra kombëtare dhe Bundesliga dhe dua të ndihmoj Leipzig të kthehet në Evropë. Mezi pres të zbres në fushë dhe të nis këtë aventurë. Padyshim që Brightonit i uroj çdo sukses për pjesën e mbetur të sezonit.
Brajan Gruda këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje në kampionat me Brighton duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist me skuadrën angleze që pozicionohet në vendin e 13 në klasifikimin e Premier League.
Top Channel
