Ajo që filloi si një përrallë moderne është shndërruar në një makth homofobik, në pritje të hetimit.
Pascal Kaiser, gjyqtari amator gjerman, i cili disa ditë më parë i propozoi martesë partnerit tij Moritz para 50,000 spektatorëve në Këln, ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm pikërisht jashtë shtëpisë së tij.
Edhe pse e kishte njoftuar policinë për kërcënimet që kishte marrë një ditë më parë, autoritetet e siguruan se nuk kishte “rrezik të menjëhershëm”. Tre burra i zunë pritë, duke e goditur me grusht në fytyrë dhe duke i shkaktuar një dëmtim në syrin e djathtë. Kaiser pretendon se ishte një sulm si ndëshkim për atë akt publik dashurie që kishte bërë xhiron e botës dhe në mediat sociale./ Top Channel



