Gruaja e tij, Helena, pritet të shkojë në Milano për të zgjedhur shtëpinë
Suedezi pranë rikthimit të bujshëm te Juventusi
Vendimi për t’u larguar nga Parisi drejt Milanos nuk përjashtohet të jetë një zgjedhje nga vetë Helena
Familja Ibrahimoviç është në kërkim të një shtëpie në Itali. Për ta thënë më saktë, në Milano. Dhe Zlatan sigurisht për këtë qëllim ka deleguar gruan e tij, Helena, për të bërë zgjedhjen e rëndësishme. Një lëvizje e tillë nuk ka ardhur e papritur, ngaqë sulmuesi suedez, pikërisht në prag të ndeshjes Barcelona-PSG, në një intervistë për “CNN” kishte theksuar se qyteti i tij i preferuar është pikërisht Milano. Gjithsesi nuk përjashtohet se kjo është një zgjedhje nga vetë Helena. Jo rastësisht zërat e parë të zhurmshëm mbi eksperiencën në kryeqytetin francez ishin të lidhura pikërisht me mungesën e ambientimit të familjarëve të tij, të cilët vazhdonin të kishin nostalgji për Milanon.
Zgjedhja
Por çfarë mund të përfaqësojë ky hap për të ardhmen e tij futbollistike? Suedezi, dihet, ka shprehur dëshirën për të lënë Parisin dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, në javët e kaluara ka pasur kontakte konkrete mbi të gjitha me Juventusin, ndërsa dy klubet milaneze duket se kanë një profil më të ulët, për arsye të ndryshme. Deri tani klubi bardhezi nuk është prononcuar ende zyrtarisht, por dialogu vazhdon dhe në mënyrë të dukshme është i lidhur me mundësi të ndryshme biznesi me shoqërinë e sheikut Al Thani. Nuk është mister, në fakt, që klubi bardhezi do të marrë me shumë dëshirë Verratin, ashtu sikurse francezët janë në garë për të marrë Arturo Vidalin.
Ndjesia
Në eksperiencat e saj të mëparshme milaneze, Helena Seger ka jetuar në shtëpi të ndryshme, gjithnjë në qendër të qytetit, gjithnjë super të pajisura. Prandaj edhe këtë herë, qëllimi është për t’u sistemuar në një zonë ekskluzive. Idetë janë të qarta, vargu i hipotezave është tashmë më i kufizuar. Kjo është arsyeja përse në ditët e ardhshme zonja Ibrahimoviç pritet të vazhdojë kontaktet për të bërë zgjedhjen e saj përfundimtare.
Opsionet
Po pastaj çfarë do të ndodhë? Ai milanez do të jetë sigurisht një apartament banimi: sigurisht jo një stacion kalimtar. Dhe atëherë, nëse familja e tij do të qëndrojë në Milano, është e mundur që Zlatan të bëjë rrugën vajtje-ardhje nga Torino? Apo do të mund të gjejnë dy shtëpi, në mënyrë që të mos shpërqendrojnë Zlatanin në eksperiencën e tij të mundshme me bardhezinjtë? Pra, jemi ende në fushën e hipotezave të pastra. Por ky veprim i ri me kah nga Italia është sigurisht i menduar mirë, por që gjithsesi paralajmëron se së shpejti do të ndodhë diçka e rëndësishme. Ky është një lajm i madh për merkaton, pasi “grindaveci” Ibrahimoviç, në këto momente ndihet më “italian” sa mund të imagjinohej. Dhe Juventus, në heshtje, nuk mund të mos përfitojë nga kjo situatë. Ndoshta Zlatan do të bëjë vërtet një sakrificë ekonomike për t’u rikthyer në Itali.
Tratativat
Deri tani klubi bardhezi nuk është prononcuar ende zyrtarisht, por dialogu vazhdon në fshehtësi. Juventus më i favorizuar kundrejt Interit dhe Milanit