Igli Tare do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. Kjo po raportohet me siguri në Itali, pasi drejtori sportiv konsiderohet si një nga përgjegjësit për sezonin që mund të mbyllet me dështim.
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Masimo Ambrozini i doli së fundmi në mbrojtje Tares. 48-vjeçari mendon se drejtori sportiv është personi më pak përgjegjës për situatën aktuale.
“Nga të gjithë ata, nëse do të më duhej të mendoja se kush mund të largohej përfundimisht nga Milani vitin e ardhshëm, mendoj se Igli është ai që sipas mendimit tim, është më pak fajtor. Por ai ndoshta do të paguajë çmimin. E gjithë kjo, sigurisht, nëse duhet të besoj se është dikush që duhet domosdoshmërisht të sakrifikohet. Personalisht, besoj se përgjegjësitë e Tares janë më të vogla se ato të të gjithë të tjerëve në këtë situatë. Nga Kardinale te Furlani, trajneri, drejtori teknik dhe gjithçka që vjen me pronësinë, do të thoja se Igli është ai që personalisht e konsideroj më pak përgjegjës për këtë situatë”, u shpreh Ambrozini.
