Skënderbeu
Skënderbeu dhe Tirana përgatiten të ndezin motorët për të luajtur edhe një finale vendimtare, atë të së enjtes, që ndan trofeun e dytë për nga prestigji në kampionatin shqiptar të futbollit, Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu ka festuar gjatë fitimin e titullit, por, megjithatë, premton se nesër në fushë do të zbresë një skuadër e cila do të synojë të bëjë bis trofesh. Ai që ka paralajmëruar është drejtori teknik i kampionëve të saposhpallur, Ilir Përmeti. “Kemi dy ditë që festojmë, një festë legjitime, ishte një vit i lodhshëm, me shumë ulje-ngritje, por në fund fituam titullin, tha ai dje. Në këtë ndeshje do të shkojmë pa asnjë mungesë. Shpresojmë të japim më të mirën për të fituar edhe Kupën, që është objektivi ynë i dytë sezonal. Në ‘75-‘76 kemi luajtur në finale kundër Tiranës, pas 35 vitesh, ne duam ta kthejmë këtë trofe në Korçë, pasi është një trofe i munguar dhe mbi të gjitha, e meritojnë tifozët”.
Pas 35 vitesh
“Në ‘75-‘76 kemi luajtur në finale ndaj Tiranës, pas 15 vitesh duam ta kthejmë këtë trofe në Korçë, pasi është një trofe i munguar dhe mbi të gjitha e meritojnë tifozët”