Derbi i Madonninës nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Është një histori e gjatë sa një roman dhe aq emocionuese sa një film i denjë për Oscar.

Në këtë përplasje legjendare mes Interit dhe Milanit gjenden rrëfime që përzihen mes sportit, jetës dhe mitit. Në artikullin e “Gazzetta dello Sport” thuhet se ka bukë, sallam dhe një tren drejt Italisë, por edhe një goleador që përfundon në portë dhe një kapiten që bie në luftë.

Ka një kampion me këmbë të ngrira, një brazilian të dashuruar pas pokerit, një Magjistar, një Paron, një Vrasës sportiv, një disk klasik që rrotullohet në gramafon dhe një fluturim epik që ka mbetur në kujtesën kolektive.Është përballja mes bukurisë holandeze dhe konkretësisë gjermane, mes një bombarduesi që vjen nga vendet e nxehta dhe një tjera nga i ftohti, mes kalorësve dhe komandantëve, lotëve dhe britmave, sherrit dhe përqafimeve, trofeve dhe zhgënjimeve.

Historia e derbit Inter – Milan është më e gjatë se një libër telefoni dhe më e bukur se një skenar Hollivudi. Dhe ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti se kjo histori nuk ka fund. Ajo vazhdon të shkruhet, ndeshje pas ndeshjeje, brez pas brezi.