Interi është rikthyer te fitorja në kampionat pas dy humbjesh radhazi, duke mposhtur 2-1 Sassuolon në javën e katërt të kampionatit.
Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 14’ pas një kombinimi mjaft të bukur mes Susic dhe Dimarcos, me këtë të fundit që finalizoi siç duhet.
Goli i dytë u shënua nga Carlos Augusto në minutën e 81’, që u duk se solli qetësinë te ekipi i Chivus, por pas tre minutash Cheddira rihapi takimin.
Në pjesën e mbetur të lojës, zikaltrit menaxhuan mirë takimin, duke u rikthyer sërish te tre pikët dhe duke u ngjitur në vendin e 10-të të renditjes.
REZULTATI:
INTER 2-1 SASSUOLO
Dimarco 14’, Carlos Augusto 81’ / Cheddira 84’