Parashikimi i trajnerit rumun


IordaneskuRumania është një nga rivalet e forta të grupit A në Europian ku bën pjesë edhe Shqipëria. Megjithatë, trajneri rumun Anghel Iordanesku ka vlerësime maksimale për kombëtaren e De Biazit, me dy skuadrat që do të ndeshen në sfidën e fundit të në finalet e “Euro 2016”. Në një intervistë për faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit të dedikuar për Kampionatin Europian, tekniku rumun foli për rivalët e grupit, mes të cilëve janë edhe Franca e Zvicra. Iordanesku theksoi disa prej aspekteve që sipas tij shërbejnë si pikat e forta të kuqezinjve. “Sigurisht, që Franca do të jetë kundërshtari më i fortë. Edhe Shqipëria është një ekip i fortë, shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar”. Trajneri i Rumanisë tha se i njeh të gjithë lojtarët e kombëtares shqiptare, si pjesë e punës së tij dhe të stafit për të qenë të përqendruar te çdo kundërshtar. Iordanesku vlerësoi edhe kolegun e tij De Biazi, si një trajner të talentuar dhe me mjaft eksperiencë. “Ai e çoi për herë në parë skuadrën shqiptare në një veprimtari futbollistike evropiane. Ai është një teknik me mjaft përvojë”. Drejtuesi i stolit rumun zbuloi edhe objektivin minimal të skuadrës së tij Francë, që është kalimi i fazës së grupeve, duke u shprehur: “Rumania do të përpiqet të fitojë çdo ndeshje në grup, por mendoj se Franca është skuadra favorite për të fituar Eurpianin në fund”. Shqipëria dhe Rumania do të ndeshen në “Stade de Lyon”, më 19 qershor, në orën 21:00, në sfidën e fundit të fazës me grupe, që mund të jetë vendimtare për ecurinë e skuadrave më tej.