Përpjekja e Gianni Infantinos për afrim me Iranin ka dështuar, Irani do bojkotojë Kupën e Botëss 2026, që do mbahet në SHBA-Meksikë-Kanada.

“Fola me Trump rreth situatës aktuale në Iran dhe faktit që ekipi iranian është kualifikuar për Kupën e Botës. Gjatë bisedimeve, Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është, sigurisht, i mirëpritur të garojë në turneun në Shtetet e Bashkuara. Ne të gjithë kemi nevojë për një ngjarje si Kupa e Botës FIFA për të bashkuar njerëzit tani më shumë se kurrë”, deklaroi presidenti i FIFA-s.

Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është i mirëpritur të garojë në turneun në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Ahmad Doyanmali, Ministri i Sportit i Iranit, këmbënguli në një intervistë me ‘DPA’ mbi vendimin për të mos marrë pjesë në Kupën e Botës:

“Meqenëse kjo qeveri e korruptuar ka vrarë udhëheqësin tonë, nuk ka kushte sipas të cilave ne mund të marrim pjesë në Kupën e Botës. Ne kemi qenë subjekt i dy luftërave në tetë ose nëntë muaj dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Prandaj, nuk kemi mundësi të marrim pjesë në këtë mënyrë. Nëse vendi pritës do të ishte ndryshe, bashkësia ndërkombëtare me siguri do të kishte reaguar dhe do të kishte tërhequr të drejtat e organizimit”, këmbënguli Doyanmali.