Italia është skuadra e dytë e kualifikuar për në çerekfinale, pas një ndeshjeje ku iu deshën 120 minuta lojë që të mposhte Austrinë.
Koha e rregullt prej 90 minutash u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve që patën të dyja ekipet. Italisë i mjaftoi shtesa e parë prej 15 minutash që të gjente dy herë rrugën e rrjetës me anë të Chiesas dhe Pessinës.
Austriakët u kundërpërgjigjën me Kalajdzic në minutën e 114-të. Përpjekjet e tyre për të barazuar rezultatin dhe çuar takimin të paktën me penallti nuk rezultuan me sukses, ndërkohë që në minutën e fundit të shtesës, Chiesa humbi një rast të pastër për të shënuar golin e tretë për Italinë.
Pjesa e parë u dominua nga Italia, por përpjekjet e tyre herë sprapseshin nga austriakët, e herë nuk shfrytëzoheshin si duhet prej vetë atyre. Insigne, Immobile, Berardi dhe Spinazola patën rastet më të mira për të kaluar në avantazh. Në një moment, Immobile goditi edhe shtyllën e krahut të djathtë të portës së Austrisë.
Austria nga ana tjetër doli vetëm 2 herë me kundërsulm përgjatë të gjithë pjesës së parë dhe në të dyja rastet pak e kërcënoi Donnarumman. E dyta ndryshoi. Austria mori më shumë guxim, madje në një rast gjeti edhe golin me Arnautoviç, por ai u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.
Me këtë fitore, skuadra e Mançinit hyn në histori, duke mposhtur rekordin që 82-vjeçar pa asnjë humbje, një rekord absolut të 31 ndeshjeve si të pamposhtur.
Pas këtij kualifikimi, Italia pret e qetë njërën mes Portugalisë dhe Belgjikë për t’u përballur në finale, ndërkohë që më herët u kualifikua edhe Danimarka, që pret njërë