Stevan Raçiç, ish-sulmuesi i Partizanit që vazhdon ende të luajë në nivelet e ulëta të futbollit në Serbi, nuk e harron kohën e tij në Tiranë. Madje lidhja për të është aq e fortë, aq sa serbi nuk mund të parashikonte dot as fitoren e Serbisë ndaj Shqipërisë.
“Uroj që çdo gjë të kalojë mirë dhe të luhet futboll. Unë jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë. Nuk mendoj se do të ketë incidentet, uroj që shqiptarët të ndihen në shtëpinë e tyre kur të vijnë këtu si kur jam ndierë edhe unë në Shqipëri.
Rezultati? Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria. Një zemër e madhe për Shqipërinë, e kujtoj kohën te Partizani. Me këtë rast përshëndes edhe të gjithë tifozët e Partizanit”, tha Racic.