Jasir Asani ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas dhe gjatë merkatos së verës do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, saktësisht pas Euro 2024. Kjo pasi futbollisti i kombëtares arriti akordin personal me ekipin nga La Liga.

Dy palët kanë rënë dakort për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Tashmë mbetet vetëm dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre në mënyrë që të kompletohet ky operacion.

Kujtojmë se 29-vjeçari ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk pritet që skuadra koreane të bëhet pengesë për të, pasi është shansi i vetëm të përfitojë nga shitja e Asanit, në të kundërt në dhjetor “mëngjarashi” do të largohej me parametra zero.