Zyrtarizohet largimi i Gabriele Gravina nga drejtimi i futbollit italian.

Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, gjatë një mbledhjeje urgjente me drejtuesit e ligave kryesore dhe organizmave të futbollit në Itali, përfshirë Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, si dhe përfaqësues të trajnerëve dhe futbollistëve.

Në fjalën e tij hapëse, tashmë ish-kreu i federatës shprehu vendimin për t’u tërhequr nga detyra, duke theksuar se ky është një hap i menduar në këtë moment.

Po ashtu, Gravina bëri të ditur se zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit do të mbahen më 22 qershor, datë në të cilën pritet të përcaktohet drejtimi i ri i futbollit italian.