Raheem Sterling, tashmë 30 vjeç, nuk bën më pjesë në projektin e Chelseat dhe është përjashtuar përfundimisht nga planet e trajnerit Enzo Maresca, i cili e ka futur ndër lojtarët e “padëshiruar”. Sulmuesi anglez ka kontratë me klubin deri në vitin 2027 dhe, nëse nuk gjendet një zgjidhje për largimin e tij, “Blutë” do t’i paguajnë plot 19 milionë euro në vit.

Sterling nuk ka asnjë shans të rikthehet në skuadër dhe situata e tij është bërë problematike për klubin. Së fundi, ai publikoi një histori në Instagram, ku tregonte se si kalon mbrëmjet në orën 20:21, duke u stërvitur vetëm në një fushë alternative, në kushte të ftohta dhe larg skuadrës.

Shkaku kryesor që e mban të “bllokuar” është paga e lartë: rreth 325 mijë euro në javë. Ky nivel shpenzimi i bën shumicën e klubeve që e kontaktojnë të tërhiqen menjëherë, pasi asnjë nuk është gati të përballojë kostot e pagës dhe bonuseve të tij.