Paul James, një ish-futbollist 59-vjeçar me origjinë nga Uellsi, i cili luajti në Kupën e Botës 1986 në Meksikë me Kanadanë, fle gjumë në rrugë dhe lyp në rrugët e Londrës. Ai është i varur nga droga dhe i varfër, pasi kaloi 13 vjet i papunë dhe gjashtë vjet pa një shtëpi të përhershme.

Gazeta ‘Olé’ publikon se Paul John James, i cili ka luajtur 47 herë me kombëtaren e Kanadasë dhe luajti për Toronto Blizzard, Hamilton Steelers, Doncaster Rovers, Ottawa Intrepid dhe London Lasers, tani shtrihet për të fjetur “në rrugët e Torontos dhe gjithashtu, mbulohet me copa kartoni në Charing Cross ose Katedralen Westminster”.

Gonzalo Subirana raporton në gazetën argjentinase, se aktualisht James, i cili u largua nga Kanadaja për shkak të diskriminimit që ka vuajtur për përdorimin e kokainës që nga viti 1998, është duke lypur në Londër në periferi të Embankment, Piccadilly dhe Strand dhe “bart shumicën e sendeve të tij (batanije, rroba dhe një iPad i vogël me një ekran të plasaritur) në një çantë sportive të zezë.”

“Karriera ime futbollistike ishte gjithçka. Nuk duhej të kisha humbur asnjë ditë pune. Nëse do të më duhej t’i jepja fund jetës sime nesër, gjë që nuk do ta bëj, njerëzit do ta kuptonin. Sepse ka qenë brutalitet i përgjakshëm”,- shpjegon vetë Paul John James. në gazetën ‘Daily Mail’.

“Për çfarë kërkoj para? Të jem i pavarur. Të rifitoj një pamje normale. Të jem në gjendje të vesh rrobat dhe këpucët e mia dhe jo të dorës së dytë. Kështu që nuk duhet të mbledh fonde për të blerë sendet e mia”,- shpjegoi ish-futbollisti për James Sharpe.