Seria A


Nëse nuk humbasin ndeshje në fazën e parë, thyejnë rekordin e kuqezinjve


Juventusi është zyrtarisht në rrugën e thyerjes së rekordit të pathyeshmërisë, të vendosur nga Milani: 58 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, nga 26 maji 1991 deri më 21 mars 1993. Ishte “Djalli” fenomenal i Fabio Kapelos, grupi i të pathyeshmëve, i ndalur në pranverën e 1993 vetëm nga një goditje dënimi fantastike e Faustino Asprilas, i cili me një të djathtë nga 25 metra dhuroi suksesin e Parmës së tij. Banda e Kontes është tashmë në kuotën 46: takimi i fundit i 2010-‘11, 38 sfidat e 2011-‘12 dhe 7 javët e para të sezonit në vazhdim. Për rekordin mungojnë 12 ndeshje: janë shumë, është e vërtetë, por pengesat e reale janë pak. Nëse Juventui do ta mbyllë pa humbje fazën e parë, do të arrijë Milanin në kuotën 58 dhe në turin e parë të fazës së dytë mund të vendosë një rekord absolut. Pas ndërprerjes, kampionët e Italisë do të përballen ndoshta me sfidën më të vështirë, në shtëpi kundër Napolit. Vitin e kaluar, skuadra e Mazzarrit është ajo që i ka shkuar më afër mundësisë për të mundur Juven (së bashku me Romën që 5′ nga fundi ishte 1-1). Banda e Mazzarrit është skuadra e vetme që e ka mundur skuadrën e Kontes: ka ndodhur në finalen e Kupës së Italisë në Romë, humbja e vetme e bardhezinjve në 52 ndeshjet e fundit. Në këtë kampionat, të kaltrit duken vërtet rivalët e vetëm të bardhezinjve për titull dhe prandaj ndeshja e së shtunës më 20 tetor, ka një domethënie të dyfishtë: për klasifikimin dhe për rekordin. Nëse Juventusi do të driblojë “kurthin” Napoli, do të duhet të shmangë humbjen në Katania (transfertë e rrezikshme: një vit më parë përfundoi 1-1) dhe në shtëpi me Bolonjën, përpara se së të gjejë motivimet e duhura në sfidën me Interin. Pas derbit të Italisë, kalendari parashikon një transfertë në Peskara dhe dy ndeshje të nivelit të lartë ndaj Lacios (në shtëpi) dhe Milanit (jashtë). Derbi i 10 dhjetorit mund të jetë rreziku më i madh para rekordit, sepse sprinti final, edhe pse për të mos u nënvlerësuar, duket më pak impenjativ: Palermo jashtë, Atalanta në shtëpi, Kaljari në Sardenjë dhe Sampdoria në shtëpi. Më 6 janar, Çiro Ferrara do të ishte pengesa e fundit para se të arrijë rekordin me numrin 58 të ndeshjeve pa humbje. Dhe transferta pasuese ndaj Parmës do t’i jepte mundësinë Juves për t’u shkëputur nga Milani. Megjithatë, është fantastike kjo Juve, që filloi në verën e kaluar: një humbje të vetme në 53 ndeshje zyrtare, 45 në kampionat, 2 Champions League, 5 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. I vetmi takim i humbur është ai kundër Napolit.


 


Rekordi


Kuqezinjtë janë në kuotën 58: bardhezinjtë, që nga 46 ndeshje në kampionat nuk pësojnë humbje, mund të arrijnë kuotën 59 kundër Parmës. Por përpara është Napoli…