Episodi mes Bastonit dhe Kalulu në Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit vazhdon të diskutohet madje në këtë pikë ka ndërhyrë edhe John Elkann, presidenti i kompanisë Exor që ka në pronësi Zonjën e Vjetër.

Ndëshkimi me të padrejtë më karton të kuq i Kalulu ka ndezur polemika të forta në Serinë A italiane që me siguri do të vazhdojnë gjatë.

Elkann pas ndeshjes dhe këtyre polemikave të forta, mësohet se ka shprehur një zhgënjim të madh dhe ka dashur t’i shprehë shqetësimet e tij pikërisht te presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina në lidhje me gabimet e shpeshta arbitrare në dëm të skuadrës së tij dhe i kërkoi gjetjen e zgjidhjeve efikase për të përmirësuar sistemin dhe për të garantuar integritetin dhe kredibilitetin e futbollit italian.

Po kështu, mësohet se Elkann ka kontaktuar edhe me drejtuesit bardhezi Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini si dhe trajnerin Luciano Spalletto duke iu vënë në dukje se pronarët e klubit e kanë vlerësuar shumë impenjimin e madh, kompaktësinë dhe shpirtin e unitetit të treguar nga skuadra në fushën e lojës, ashtu sikurse edhe vendosmërinë dhe ekuilibrin e shprehur nga drejtuesit  në deklaratat e bëra në përfundum të ndeshjes.