juventusJuventusi është shpallur për të dytin vit radhazi kampion i Italisë, duke e mbyllur sezonin me fitoren 1-0 ndaj Palermos. Ekipi i Juves do të shpallej kampion edhe nëse merrte një barazim, por fitorja ishte “qershia mbi tortë” për kampionët e rinj të futbollit italian.


Edhe pse Pogba ka dalë me karton të kuq, nuk e ka penguar ekipin e drejtuar nga Antonio Konte të shijonte festën, e nisur që me shënimin e golit nga Arturo Vidal. Për bardhezinjtë ky është titulli i 31, ndërkohë që federate i njeh vetëm 29 të tillë. Në mbrëmje luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku Napoli do të presë Interin, një ndeshje rivalësh që ia vlen për t’u ndjekur.


5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)