Në Grupin E, Juventusi ka mposhtur bindshëm Çelsin me rezultatin 3-0. Në pjesën e parë në “Juventus Stadium”, skuadra bardhezi kaloi në avantazh 1—0 ndaj anglezëve. Goli mbante firmën e Kaljarelës, i cili çoi në rrjetë një top pas kthimit të një gjuajtjeje nga jashtë zonës të Pirlos. Skuadra e Kontes i shkoi pranë golit edhe me Lishtajner në dy raste, ku në njërin goditi shtyllën, ndërsa në tjetrin, topi u largua mbi vijën fatale. Çelsi u përgjigj me një aksion të bukur të Oskarit, që mori pasin nga Hazard, por gjuajtja e tij u neutralizua nga Bufon. Edhe pjesa e dytë është shumë emocionuese, me të dyja skuadrat që krijojnë raste, por që në minutën e 61-të, Juventusi gjen edhe golin e dytë me Vidal, gjuajtja e të cilit ndihmohet edhe nga një devijim i një mbrojtësi, që shmangu Peter Çeh nga trajektorja. Goli i Xhovinkos në minutën e 90 vulosi fitoren 3-0 të Juventusit. Në ndeshjen tjetër, Shaktar i Donjetskut ka marrë një fitore bindëse 2-5 në fushën e Nordsjaeland, ku iu desh të përmbysë dy herë vendasit, duke ruajtur vendin e parë në grup me 10 pikë, një më shumë se Juventusi. Ndërsa Çelsi është thuajse jashtë Champions. Në Grupin F, në orën 18:00, kushtet e vështira të motit në Minsk, ku dëbora dhe i ftohti duhet në teori të favorizonin Bate Borisovin vendas. Por francezët e Lilës u ndëshkuan me dy kundërsulme në 30 minutat e para, Sidibé (14’) dhe Bruno (31’). Të zotët e shtëpisë përpiqen, por në fund detyrohen të pranojnë humbjen. Lila merr 3 pikët e para në Champions, por nuk është as në rrugën për në Europa League. Vendi i tretë i Bates, në kuotën 6 pikë, do t’u mbetet në çdo rast bjellorusëve, falë diferencës së golave. Ky rezultat ka kualifikuar direkt Valencian dhe Bajernin e Mynihut. Ndeshja mes këtyre dy të fundit në Spanjë u mbyll në barazim 1-1. Në Grupin G, pas hapit fals në Glasgou, Barcelona ringrihet në Europë, pavarësisht ngricës në Moskë dhe një terreni të rëndë. Pas 16 minutash vuajtje, djemtë e Vilanovës kaluan në avantazh me Dani Alvesh, pas një asisti të Mesit. Por argjentinasi, këtij asisti i shton edhe një dopjetë (në minutat 27 dhe 39), duke u ngjitur në kuotën e 80 golave (-5 nga rekordi i Gerd Mylerit) në 2012-n (në këtë sezon janë 22: 5 në Champions, 17 në kampionat). Gjithçka tjetër është një dominim puro blaugran. Barcelona kalon në turin tjetër me 12 pikë nga 15 dhe kjo ishte fitoja e 15 sezonale (në 17 ndeshje të luajtura). Spartak i Moskës eliminohet. Benfika mundi 2-1 Sëlltikun dhe u rikthye në garën për kualifikim. Në Grupin G, Mançester Junajtid i kualifikuar ka pësuar një humbje 1-0 në shtëpinë e Gallatasarait. Me këtë fitore, turqit rikthehen në garën për kualifikim. Ndërkohë që Kluzh ka mundur me rezultatin 3-1 Bragën, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.


 


 


Të kualifikuarit


Ylli argjentinas i jep kualifikimin Barcelonës dhe arrin kuotën e 80 golave në 2012-n (-5 gola nga rekordi i Gerd Mylerit). Kualifikohen edhe Bajerni dhe Valencia


 


Champions League


 


DJE


Grupi E


Nordsjaeland-Shakhtar D.   2-5


Nordstrand 24′, Lorentzen 29’ / Adriano 26’, 53’, Uillian 44’, 50’, 81’


Juventus-Çelsi  3-0


Kuljarela 38’, Vidal 61’, Xhovinko 90’


 


Grupi F


BATE Borisov-Lilë    0-2


Sidibe 14’, Bruno 31’


Valencia-Bajern Mynih 1-1


Feghuli 77’ / Myler 82’


 


Grupi G


Spartak M.-Barcelona 0-3


Dani Alvesh 16’, Mesi 27’, 39’


Benfika-Sëlltik 2-1


Xhon 7’, Garai 71’ / Samaras 31’


 


Grupi H


CFR Kluzh-Braga 3-1


R. Pedro 7’, 15’, 34’ / Alan 17’


Galatasarai-Mançester J.   1-0


Ylmaz 54’


 


SOT


Grupi A


20:45 Dinamo Kiev-PSG


20:45 Porto-Dinamo Zagreb


Grupi B


20:45 Arsenal-Montpelie


20:45 Shalke-Olimpiakos


Grupi C


18:00 Zenit-Malaga


20:45 Anderleht-Milan


Grupi D


20:45 Ajaks-Borusia Dortmund


20:45 Mançester S.-Real Madrid