Lojtari i Real Madrid, Mariano vazhdon të dalë pozitiv në testin e coronavirus. Sulmuesi ka bërë disa teste që kur rezultoi pozitiv për herë të parë më 20 korrik, dhe në të gjitha ka dalë i njëjti rezultat.
Mariano do të zhvillojë një tjetër test në shtëpinë e tij ditën e nesërme, ku po qëndron dhe i mbyllur në karantinë.
Ndërkohë e gjithë familja e tij ka kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.
Mariano është i vetmi lojtar që Zidane nuk do të grumbulllojë në përballjen që do të ketë në Champions League përballë Manchester City-t më 7 gusht.