Barcelona po punon për përforcimin e repartit ofensiv, me Julián Álvarez që mbetet objektivi kryesor i drejtuesve katalanas. Megjithatë, vështirësitë për realizimin e transferimit kanë bërë që klubi të përgatisë edhe një alternativë.
Sipas Fabrizio Romanos, në listën e Barcelonës ka hyrë Luis Suárez, sulmuesi i Sporting CP. Ai shihet si një prej kandidatëve kryesorë nëse operacioni për Álvarez dështon përfundimisht.
Paraqitjet e Suárez në Portugali dhe kompeticionet evropiane kanë tërhequr vëmendjen e katalanasve, të cilët vlerësojnë fizikun, aftësinë e tij për të finalizuar dhe praninë në zonën kundërshtare.
Pengesa kryesore mbetet Sporting CP. Klubi portugez e konsideron sulmuesin një pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe nuk pritet të pranojë largimin e tij pa një ofertë të konsiderueshme.
Për momentin, Barcelona do të vazhdojë t’i japë përparësi pistës Julián Álvarez. Nëse negociatat nuk avancojnë, drejtuesit katalanas pritet të aktivizojnë nga java e ardhshme Planin B dhe të shqyrtojnë konkretisht mundësinë e transferimit të Suárez.
