Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit, pasi një futbollist i Barcelona Sporting Club ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Mbrojtësi 33-vjeçar u qëllua në një zonë urbane dhe ndërroi jetë në vend.

Pamje video të publikuara disa orë pas ngjarjes tregojnë momentin e sulmit, ku shfaqen dy persona të përfshirë në aktin kriminal. Materialet filmike janë sekuestruar dhe po analizohen nga autoritetet.

Klubi Barcelona Sporting Club reagoi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, duke konfirmuar vdekjen e futbollistit dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij. Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi motivet e sulmit.