Kampionati i futbollit në Qipro është përfshirë nga dhuna dhe, ata që e kanë pësuar më shumë janë gjyqtarët e ndeshjeve dhe familjarët e tyre.
Akti i fundit i dhunës është djegia e makinës së nënës së arbitrit, Menelaos Antoniou, i cili arbitroi ndeshjen mes Aris Limassol dhe Paphos mbrëmjen e së dielës. Për këtë arsye, arbitrat kanë zhvilluar një mbledhje urgjente, ku kanë vendosur pezullimin e kampionatit dhe nisjen e një proteste, ku kërkojnë siguri për të vazhduar punën e tyre.
Federata ka lëshuar një komunikatë, në të cilën thekson se do ketë takim të menjëhershëm me arbitrat, ndërsa ndeshja e planifikuar për dje mes Nea Salaminës dhe Ethnik Achnas është shtyrë.
Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Qipros, thuhet: “Federata e Futbollit të Qipros njofton se ndeshja për javën e 4-të të kampionatit sezoni 2023/2024, mes Nea Salamina dhe Ethniki Achnas është shtyrë, me vendim të Kategorisë Elite, gjyqtarët do të abstenojnë nga detyrat e tyre deri në një njoftim të dytë.
KOP-i ka marrë një shkresë nga arbitrat, të cilët deklarojnë se kanë vendosur për të shkuar në këtë vendim, për shkak të sulmeve të përsëritura, që ata dhe familjet e tyre kanë dhe për shkak se asnjë rast, kjo situatë nuk është zgjidhur nga organet kompetente të ndjekjes.
KOP shpreh edhe një herë shqetësimin e saj të fortë për veprimet e përsëritura keqdashëse dhe krijimin e terrorizmit ndaj arbitrazhit tanë. Mbështetja jonë për vetë arbitrat dhe familjet e tyre është e dhënë, duke shpresuar që përmes hetimeve të Policisë, autorët të dalin para drejtësisë.
Po ashtu KOP bën me dije se po procedon menjëherë me organizimin e një takimi me gjyqtarët, si dhe me autoritetet kompetente të shtetit, për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e gjyqtarëve, me qëllim kthimin e menjëhershëm në fusha dhe detyrimet e tyre”.