Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës u zhvillua për herë të parë Kampionati i Shahut i organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, me mbështetjen e Dekanit të Fakultetit, Mark Markut dhe si edhe me kontributin e mjeshtrit të sportit dhe arbitrit ndërkombëtar, Shkëlqim Lazaj.
“Është një sport që është shumë i rëndësishëm. Unë vet kam pasur një histori kur kam qenë në gjimnaz. Kisha një shok klase që ishte me probleme në shikim dhe në luanim bashkë. Ai e bënte lojën në imagjinatë. Ishte një kujtim shumë i mirë dhe ushtrim shumë efikas për mendjen. Kjo do jetë një nisje për një kampionat shahu në shkallë universiteti”, u shpreh Dekani Mark Marku.
Mjeshtri i shahut dhe arbitri ndërkombëtar Shkëlqim Lazaj vuri theksin edhe të rëndësia e shahut si një sport që të jep mundësinë të njohësh njerëz të rinj dhe të krijosh miqësi edhe me kundërshtarin.
“Nëse shahu ka diçka që e bënë mirë është të forcon mendimin kritik”, u shpreh studenti i Gazetarisë dhe Komunikimit Angjelo Tila.
“Për mua shau ka qenë një mënyrë terapie për të hequr streset e ditës. Shahu mund të shihet vetëm si disa lëvizje matematikore, por është më shumë një strategji e ndërthurur edhe me komunikimin”, tha studentja e Gazetarisë dhe Komunikimit Anisa Disha, e cila u shpall në venin e dytë në këtë kampionat.
Top Channel
