Një ditë para përballjes së madhe në “Arenën Kombëtare “në Tiranë, trajneri i Serbisë dhe Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandar Mitroviç mbajtën një konferencë për mediat.
Trajneri serb e cilësoi Shqipërinë një ekip të mirë dhe me lojtarë të talentuar. Ndërkaq, kapiteni i Serbisë Aleksandar Mitroviç u shpreh se përballja me Shqipëria do jetë e vështirë, pasi sipas tij, ekipi kundërshtar ka lojtarë shumë të organizuar.
“Pres një lojë të vështirë, Shqipëria është një ekip i mirë, i organizuar dhe me lojtarë të mirë. Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona, tek ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në fushë. Këto janë fillimi i kualifikimeve dhe shpresoj t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer”, tha ai.



