Kupa e Botës që do të zhvillohet në Qatar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, mund të mos jetë e fundit e zhvilluar në këtë stinë.

Nga Greqia vinë sinjale që edhe kompeticioni i vitit 2030mund të zhvillohet sërish në stinën e dimrit. Pikërisht fqinji helen, së bashku me Egjiptin dhe Arabinë Saudite po përfliten gjithashtu si vendet e mundshme për të pritur eventin më të madh futbollistik në glob.

Ky vendim mund të merret për të evituar ndeshjet në temperaturat e larta të verës, dhe këto vende duket se janë plotësisht dakord me këtë vendim.

Kundërshtim megjithatë ka nga tifozët, të cilët do shohin teksa ndërpriten kampionatet për klubet.