Java e 17 e Kategorisë së Parë kishte në program zhvillimin e 4 ndeshjeve por njëra u shty për shkak të kushteve të rënduara klimaterike.

Ndërkohë në takimet e luajtura bie në sy fitorja e Laçit në transfertën përballë Apolonisë, por edhe Pogradecit ndaj Luftëtarit. Ndërkohë, e vetmja fitore në shtëpi ishte ajo e Kastrioti ndaj Lushnjes.

U shënuan 10 gola në 3 ndeshje dh vihet re se disa prej tyre ishin shumë të thjeshtë, me mbrojtës që harronin se çfarë bënin në fushë e portierët që po ashtu të pafuqishëm për të reaguar.